Zgjedhjt e jashtëzakonshme në komunën e Beevenicës kanë sjellur në pah debatin dhe polematikat e fragmentimit të votës shqiptare. Në këtë vij nga LSH e Ziadin Selës për Top24 theksuan se partia e tyre nuk merr pjesë në zgjedhje për të mos e dëmtuar votën shqiptare ndërsa në rrethin e dytë mbeten fuqishëm pas kandidaturës shqiptare, shkruan Top24
Lidhja Shqiptare në Bërvenicë dhe komunat me specifika të njëjta ka mbështetur gjithmonë “kandidat shqiptar”. Edhe në këto zgjedhje, për të evituar përçarjen e votës shqiptare ne u tërhoqëm nga gara partiake për të siguruar fitoren e shqiptarëve. Në këtë linjë ne do të qëndrojmë edhe në rrethin e parë duke mos u përfshirë në garën partiake, po vetë anëtarët dhe simpatizantët tanë le të zgjedhin njërin nga tre kandidatët shqiptarë. Në rrethin e dytë të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për rikthimin e kryesimit të komunës.


