LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti mer pjesë në Kongresin e 14-të Ballkanik për Gjenetikën e Njeriut dhe Takimin e 9-të për Sëmundjet e Rralla të Evropës Juglindore

Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti ishte pjesëmarës në Kongresin e 14-të Ballkanik për Gjenetikën e Njeriut dhe Takimin e 9-të për Sëmundjet e Rralla të Evropës Juglindore,shkruan Top24.

Fatmir Mexhiti:  ” Pata nderin të marr pjesë në Kongresin e 14-të Ballkanik për Gjenetikën e Njeriut dhe Takimin e 9-të për Sëmundjet e Rralla të Evropës Juglindore.

Ky kongres ndërkombëtar mbledh së bashku shkencëtarë, studiues, mjekë dhe profesionistë të industrisë për të ndarë gjetjet dhe zhvillimet e tyre më të fundit në fushën e gjenetikës.

Besoj se këto diskutime do të kenë një rëndësi të madhe për avancimin e ekspertizës së personelit mjekësor në vendin tonë për sëmundjet e rralla.

Në fokus timin, mbetet kujdesi ndaj pacientëve, si dhe angazhimi për rritjen e buxhetit për një numër më të madh të terapive në dispozicion për personat me sëmundje të rralla që nuk kanë qenë deri më tani në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close