LajmeMaqedoni

Pajaziti i PDE-së: Opozita shqiptare, s’ka vizion dhe është vasale e Mickoskit, fatin e vet e lidh me mëshirën e VMRO-së!

Partitë opozitare shqiptare, e sidomos Lëvizja Besa, po e e humbin integritetin e tyre ashtu si dhe vlerat dhe principet e tyre për shkak të bashkëpunimi me VMRO-në, e cila është kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Semir Pajaziti, një nga aktivistët e Partisë Demokratike Evropiane(PDE), ka deklaruar se opozita shqiptare është nën ndikimin e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk ka asnjë qëllim dhe vizion për të ardhmen e vendit. Ndërkaq ish-deputeti, Ismet Ramadani, ka vënë në dukje se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kujdesshme dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që të mos ndërtohet një aleancë e partive politike antiperëndimore dhe antishqiptare.

Semir Pajaziti theksoi se shkak i largimit të tyre nga Lëvizja Besa ka qenë pikërisht veprimi pro VMRO-DPMNE-së, dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i Mickovskit me opozitën shqiptare, duke u bazuar në sjelljen e tyre si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij. Sipas tij kjo ka bërë që opozita të ketë agjendë të njëjtë me VMRO-DPMNE-në.

Pajaziti ka kritikuar opozitën shqiptare se është kundër integrimit evropian të Maqedonisë, duke mos kontribuar për hapjen e rrugës dhe zhbllokimin e eurointegrimeve. Ai ka thënë se kjo situatë gjeneron një disponim antieuropian, që po pengon progresin e vendit.

“Në të gjitha prononcimet tona kemi theksuar se mënyra se si opozita shqiptare sillet ndaj VMRO-DPMNE, është qasje vasale. Dëshmitë tona se blloku opozitar s’ka kauzë dhe vizion për të ardhmen e vendit dëshmohet me atë që ata vetëm presin mëshirën nga ndonjë fitore eventuale të VMRO-DPMNE-së. Në këtë drejtim jemi të bindur se çdo bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në është vetëm në shërbim të politikave ditore të tyre dhe aspak në shërbim të shqiptarëve apo të ardhmes më të mirë të qytetarëve të vendit”, tha Pajaziti.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close