Von der Leyen do të pritet me protestë, njoftohet aktivitet në aeroport

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Derisa në Kryeministri e pret Kurti, von der Leyen pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 12:00, raporton IndeksOnline.

Në përkim me këtë itinerar, është paralajmëruar protestë përpara terminalit VIP, aty ku do të aterojë von der Leyen.

Protesta paqësore do të bëhet për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Hagës.

Ky është njoftimi i plotë:

Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.

Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”

1 tetor 2026

12:05

Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.