LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga pret në takim studentët e UP-së dhe UNT-së

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në kabinetin e tij ka mirëpritur studentët e Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës,të shoqëruar nga drejtues të Unionit të Studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup,shkruan Top24.

Lloga në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi nga vizita e studentëve dhe ka theksuar  se ka qenë një nga vizitat më të këndëshme.

 

Krenar Lloga : “Sot prita një nga vizitat më të këndshme. Në Ministrinë e Drejtësisë na nderuan studentë të Fakukltetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës, të shoqëruar nga drejtues të Unionit të Studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Pasi vizituan hapsirat e ministrisë, sallën e mbledhjeve, me juristët e ardhëshëm realizuam një bashkëbisedim të ngrohtë në kabinetin tim. Më mahnitën me entuziazmin dhe intetesimin e tyre për drejtësinë në përgjithësi dhe sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut në veçanti. Me kolegët e mij që janë e ardhmja e drejtësisë dhe shoqërisë në përgjithësi, biseduam edhe rreth iniciativave, planeve dhe ideve të tyre, për organizimin e konferencave, aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme nga sfera e drejtësisë. I sigurova që personalisht dhe institucionalisht ata do të kenë gjithmonë mbështetjen time dhe me kënaqësi do të jem pranë tyre në çdo iniciativë.

Në takim shpalosën edhe idetë për organizime të përbashkëta të studentëve shqiptarë nga të gjitha vendet, për çka i përgëzova dhe inkurajova që të mos dorëzohen edhe përkundër çdo peripecie që mund tu paraqitet. Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close