Ferati: Të investojmë në gjuhën, kulturën dhe brezat e ardhshëm

Ministri Agon Ferati mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Ai theksoi rëndësinë e gjuhëve si pjesë e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë, duke nënvizuar se diversiteti gjuhësor është një vlerë që duhet të respektohet, mbrohet dhe kultivohet.

Ministri Ferati shprehu mirënjohje për punën e Agjencisë dhe falënderoi drejtorin Granit Osmani për organizimin e ngjarjes. Ai vlerësoi kontributin e përkthyesve dhe profesionistëve të gjuhës në promovimin e shumëgjuhësisë, lehtësimin e komunikimit dhe përdorimin e drejtë të gjuhëve në institucione.