LajmeRajonTopLajm

DASH “shuplakë” Kurtit, mbështet Lajçak: Përpjekje të palodhura për dialogun!

Albin Kurti doli hapur një ditë më parë kundër të dërguarit të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, duke thënë se Mirosllav Lajçak, u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve të zhvilluar javën që shkoi.

Por ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ngushtësisht me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe se falenderojnë dhe njohin përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne presim që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ishte komenti i tij ndërsa shtoi se SHBA-ja do të konsultohet me partnerët evropiane mbi hapat e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close