
Kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i është përgjigjur VMRO-DPMNE-së në pyetjen se kush e ka konsultuar atë për amnistimin e Gruevskit.
Lidhur me pohimet e VMRO-së, informojmë se deri të presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar për faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjin e Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë”, thuhet në reagimin e presidencës.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pranuar se para disa muajve, është konsultuar nga disa politikanë nëse do të amnistonte ish kryeministrin Nikolla Gruevski. I pyetur gjatë një emisioni në TV 24, se a do të amnistonte Gruevski, nëse i dorëzohet iniciativë për këtë, ai u shpreh në mënyrë të prerë se nuk do ta bënte asnjëherë këtë.
“Që të jem më eksplicit, para shtatë tetë muajsh, në një nivel jo formal, disa aktorë të skenës politike më konsultuan rreth kësaj mundësie, se çfarë mendoj rreth kësaj mundësie. U thash në mënyrë të prerë se, nuk do ta bëja asnjëherë atë, sepse ajo do të ishte rrënim i shtetit ligjor. Ai lloj i amnistimit është në Kushtetutë, por unë nuk mendoj se jam sulltan apo monark i këtij shteti që për vepra të tilla penale, të gjykojë vet dhe të vendosi çfarë është e drejtë dhe çfarë jo” – tha Pendarovski. Top24



