LajmeMaqedoniShendeti

Për herë të parë në Maqedoni vendoset stent në harkun e aortës, pacienti është në gjendje të mirë

Klinika e Kardiokirurgjisë Universitare Shtetërore për herë të parë vendosi stent të harkut të aortës në një pacient me një aneurizëm të harkut të aortës. Mjekët e Kardiokirurgjisë Shtetërore thonë se kjo metodë specifike kryhet vetëm në Greqi dhe Slloveni për pacientët me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për një metodë specifike, për herë të parë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kemi vendosur stent në harkun e aortës tek sëmundja që quhet aneurizëm në harkun e aortës. Bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze, me shumë rrezik për vdekje nëse nuk trajtohet. Në Klinikën tonë në rutinë punohet në mënyrë të hapur kirurgjike në harkun e aortës si metodë, dhe mënyrë hibride, por për herë të parë ne kemi vendosur stentë në harkun e aortës”, tha Nikolla Llazovski, mjek.

Drejtori i Kardiokirurgjisë shtetërore, Marjan Shokarovski, u shpreh se qëllimi është të zgjerohen aktivitetet e klinikës me një repart të ri, i cili do të përmirësojë kushtet e pacientëve.

“Në bashkëpunim me klinikën e kardiologjisë hapëm një departament të tillë që do të kishte edhe një klinikë të veçantë ambulatore dhe aty mbuloheshin të gjitha pjesët e trajtimit, nga diagnostikimi i terapisë farmakologjike deri te operacionet më komplekse të përfshira. Implantimi i mbështetjes së qarkullimit të gjakut dhe transplacioni i zemrës”, pohoi Marjan Shokarovski, drejtor i Kardiokirurgjisë shtetërore.

 

Para vendosjes së stentit, pacienti ka kryer një operacion përgatitor. Llazovski shtoi se pacienti ka bërë kontrolle dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë bërë 4 ditë që është lëshuar në shtëpi. Kjo metodë u bë e mundur në vendin tonë me hapjen e sallës hibride, e cila u lançua në maj të këtij viti. Nga Klinika thonë se planifikojnë të futin një sërë metodash të reja në sallën hibride, të cilat do të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave përmes stentimit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close