LajmeMaqedoni

Rektori i UT-së Jusuf Zejneli,kryetari i komunës Tearcës Nuhi Neziri dhe Ambasadori i paqes Shaban Tahiri realizuan vizitë zyrtare në Gjenevë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, prej 11 deri 13 shtator 2023, qëndroi për vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës. Gjatë kësaj vizite me karakter pune, Rektori u prit nga ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme në Misionin permanent të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dr. Teuta Agai Demjaha.

Rektori i UT-së zhvilloi takime me rëndësi në selinë e OKB -së në Gjenevë, Organizatën Botërore të Tregtisë, Swiss UMEF University of Applied Sciences Institute, në Universitetin e Gjenevës (University of Geneva) dhe takime të tjera të vlefshme për studentët, stafin akademik dhe në tërësi për zhvillimin e Universitetit të Tetovës. Takimet u realizuan me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dhe Ambasadorit të paqes, Shaban Tahiri.

Në këto takime ai e prezantoi misionin dhe vizionin e Universitetit të Tetovës, duke llogaritur në mbështetjen e institucioneve përkatëse ndërkombëtare. Në agjendën e punës, Rektori i UT-së, në të ardhmen pritet të realizojë edhe vizita të tjera, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar midis Universitetit tonë dhe universiteteve prestigjioze nga rajoni dhe bota. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close