
Përderisa nuk ka kurë për sëmundjen e Alzheimerit – llojin më të shpeshtë të demencës – ka hapa shëndetësorë që një person mund t’i ndërmarrë për të ulur rrezikun apo ndoshta edhe për ta parandaluar.
Neuropsikologia Jesscia Caldwell në “Cleveland Clinic” në SHBA ka ndarë tri këshilla që reduktojnë rrezikun nga kjo sëmundje.
Përfshirja e ushtrimeve në rutinën ditore
Ekspertja Caldwell ka thënë se lëvizjet janë të domosdoshme në rutinën e përditshme. “Kur bëni stërvitje, lirohet një kimikal në trurin tuaj. Ky kimikal i jep ndihmë afatgjate sistemit të kujtesës në tru”, ka thënë Caldwell.
Studimet kanë treguar se ushtrimet fizike ulin rrezikun për formimin e pllakave të quajtura amiloide, të cilat çojnë në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
“Ushtrimet ndihmojnë memorien pasi që gjatë lëvizjeve lirohen hormonet e stresit dhe inflamacioni reduktohet – gjë që nëse janë kronike – mund të krijojnë probleme me memorien, e kjo çështje pastaj dërgon në Alzheimer”, ka thënë Caldwell.
Doktoresha ka rekomanduar që gjumi të bëhet i rregullt, mes shtatë dhe tetë orë për natë.
Coldwell ka bërë të ditur se nëse nuk bëhet gjumi si duhet, menjëherë të nesërmen i shkakton probleme memories.
“Kur nuk flemë sa duhet truri pastaj mund të fillojë të prodhojë pllakat amiloide të cilat nuk i ndihmojnë aspak memories së trurit”, ka thënë ndër të tjera Caldwell.
Të ushqyerit shëndetshëm
Në fund Caldwell ka thënë se dieta Mediterane i mbron njerëzit prej sëmundjeve të demencës duke përfshirë Alzheimerin.
Dieta mediterane fokusohet në ngrënien e yndyrave të shëndetshme, drithërave të papërpunuara, perime me fletë të gjelbra, frutat, arrat, farat, etj.
“Studimet kanë rezultuar se këto ushqime janë të mira për trurin dhe zemrën”, ka thënë doktoresha.
Ajo gjithashtu ka treguar se njerëzit që i hanë këto ushqime në baza ditore kanë shumë më pak gjasë të preken nga Alzheimeri. Top24



