
Kryetari i Partis Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha gjatë ditës së sotme së bashku me deputetin Bastri Bajrami,kanë realizuar takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj,shkruan Top24.
Hoxha : I shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami, sot takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Bashkëbiseduam me Presidentin Begaj për sfidat aktuale politike në rajon dhe nevojën për angazhim maksimal për ruajtjen e kursit pro-evropian të rajonit.
E njoftova Presidentin Begaj edhe për nismën e Partisë Demokratike Evropiane si forcë e re politike e cila ka për synim angazhimin maksimal për të kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që së bashku me Shqipërinë të realizojmë synimin strategjik për të qenë pjesë e përbashkët e familjes evropiane.



