LajmeMaqedoni

Rexhepi: Vazhdojmë me tempo të lartë realizimin e projekteve kapitale në të gjithë vendin

Sot, zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me ministrin Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” ishin në Manastir për të inspektuar punimet e aksit rrugor Manastir – pika kufitare Mexhitlija,Top24

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me realizimin e projekteve kapitale në tërë teritorin e vendit. “Nuk po flasim më për rrugë alternative, por po flasim për rrugë me të cilat ngremë zhvillimin ekonomik të Pellagonisë dhe përmirësojmë jetën e qytetarëve këtu në këtë rajon”, tha Rexhepi. Sot, vijoi më tej ai, ishim në inspektimin e punimeve në aksin rrugorë Manastir – pika kufitare Mexhitlija, aks i cili është shumë i rëndësishëm për rajonin e Pellagonisë dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe përmirsimin e jetës së qytetarëve këtu në këtë rajon.

 

Pas kësaj vizite ata u nisën drejt Manastirit, ku kontraktori Bechtel po organizon panairin e punës dhe zv.ministri Rexhepi bëri thirrje tjetër të gjithë kompanive, profesionistëve, qytetarëve të gjithë atyre që janë të interesuar që të përfshihen në ndërtimin e këtij projekti historik dhe për të kontribuar në zhvillimin e rajonit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close