LajmeMaqedoni

Mexhiti përballë pacientëve në Onkologji, i siguron se terapitë janë cilësore dhe do të ketë sanksione

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u pa sot në Klinikën e Onkologjisë duke i siguruar pacientët se terapitë që u jepen janë ato të duhurat.

“Terapia është cilësore, është terapia që duhet ta pranojë çdo pacient. Nuk ka asnjë lëshim në këtë. Nuk mund të njollosen gjithë mjekët. -10 vjet jemi në këtë onkologji, jemi shumë falënderues ndaj mjekëve“, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Në këto pamje të dërguara nga Ministri e Shëndetësisë, Mexhiti po ashtu i siguron pacientët se do të ketë pasoja për mjekët të cilët dyshohet se kanë manipuluar me ilaçet kundër kacerit, duke i vjedhur dhe shitur ato në të zezë.

“Të mos keni asnjë grimcë dyshimi se nuk jepet terapi ose se po bëhet diçka… Për këtë unë jam garancë. Prandaj erdha këtu të flas me gjithë mjekët… Ju keni besim! E di që i shihni këta mjekë si gjithçka. Nëse dikush ka gabuar, do të përgjigjet dhe do të sanksionohet rreptë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

 

I pari i shëndetësisë, përveç se me pacientët ka folur edhe me mjekët. Mori pjesë në kolegiumin profesional të onkologjisë, e cila mbahet çdo të mërkurë. Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese informojnë se Mexhiti me ta ka diskutuar për sistemin e vendosur të funksionimit në Klinikë, mënyrën e kontrollit të terapisë, terapinë e duhur dhe në kohë për secilin pacient, si dhe për mekanizmat për eliminimin e çdo abuzimi me terapitë.

“Klinika e Onkologjisë ka prezantuar një mënyrë të re të punës që nga nëntori i vitit të kaluar, ku një konsilium prej 12 drejtuesish të departamenteve, rishikojnë historitë e pacientëve të cilëve u tregohet të aplikojnë terapi biologjike dhe së bashku vendoset nëse ka bazë që pacienti të marrë terapinë e caktuar. Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia e abuzimeve të mundshme ose vendimmarrjes individuale në lidhje me terapinë biologjike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH më tej informojnë se për aplikimin e terapisë, ka një procesverbal të rregullt në ditarin ambulator që mbahet në spitalin ditor dhe se në Klinikë gjithashtu mbahen regjistra elektronikë për të kontrolluar çdo ilaç që hyn në Onkologji. Top24

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close