
Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot tha se vazhdimisht po japin presion që projekti për Korridorin 8 të nisë edhe nga ana jonë, edhe nga ana e Shqipërisë, përcjell Top24. Grubi tha se me hapjen e pikës së re kufitare mes dy vendeve, distanca mes kryeqendrave të dy vendeve do të shkurtohet për 20 km.
“Shkurtohet distanca prej Shkupit deri në Tiranë, për 20 kilometra, pra vendkalimi kufitar, i riu, midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, do të jetë në tunel, i cili është i gjatë prej 6 kilometrave”, tha mes tjerash Grubi. Top24



