LajmeMaqedoni

Takim i presidentit Pendarovski me pjesëmarrës të Forumit për diplomaci kulturore – Shkup 2023

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot priti pjesëmarrësit e Forumit për diplomaci kulturore – Shkup 2023, që po mbahet në organizim të kabinetit të ish-presidentit Gjorge Ivanov, Institutit për diplomaci kulturore nga Berlini, Qyteti i Shkupit dhe Qendrës ndërkombëtare “Aleanca e civilizimeve”.

“Në takim, në të cilin morën pjesë ish-presidenti i Bullgarisë, Petar Stojanov, ish-kryesuesi me kryesinë e Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, si dhe ish-kryeministrat e Moldavisë, Natalia Gavrilita dhe Libanit, Hasan Diab, presidenti Pendarovski u njoftua me qëllimet e forumit, kahëzuar drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me promovimin e demokracisë, unitetit dhe paqes përmes diplomacisë kulturore në epokën e re të konflikteve dhe dhunës”, kumtoi Kabienti i Pendarovskit.

Shefi i shtetit e përshëndeti mbajtjen e forumit dhe e theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes kombeve, si dhe për përmirësim të dukshmërisë ndërkombëtare të shteteve.

Në takim u këmbyen mendime për gjendjet aktuale në rajonin më gjerë, lufta në Ukrainë, si dhe për rrjedhën e procesit integrues evropian të Maqedonisë së Veriut”, ceket në kumtesë.  Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close