
Kur bëjmë fjalë për magjistralen Tetovë-Prizren duhet të potencojmë se ne në Republikën e Maqedonisë ndoshta nuk kemi folur shumë, por kemi bë punë sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Kështu u përgjigj drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, në pyetjen e gazetarve në lidhje me atë se nga ana e Kosovës çdo ditë po promovohet, ndërkaq në RMV nuk flitet për aktivitetet e këtij projekti.
“Ne në Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore, e kemi porositur dhe e kemi bërë studimin e fizibilitetit dhe në bazë të këtij studimi të fizibilitetit është zgjedhur edhe traseja që duhet të ndërtohet në mes të Tetovës dhe Prizrenit.
Gjithashtu, Ministria e Transportit është në komunikim permanent me Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës dhe më versioni i parë për marrëveshje është dorëzuar në Republikën e Kosovës, presim vërejtjet nga ana e tyre t’i shqyrtojmë edhe një herë dhe besoj se deri ka fundi i shtatorit do ta kemi edhe marrëveshjen e cila planifikon projektimin e tunelit të përbashkët.
Pra, pas asaj, vazhdojmë me projektimin e rrugës që çon deri në hyrje të tunelit. Së pari, kemi projektin, kemi revidimin e projektit dhe mbas asaj realizimin e punimeve”, tha Rustemi. Top24



