LajmeMaqedoniTopLajm

Zendeli: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, ishalla punët vazhdojnë kështu

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa thotë se nuk sheh asgjë të keqe në bashkëpunimin me Izet Mexhitin, edhe përkundër faktit që ky i fundit ishte në BDI për gati 20 vjet. Zendeli në “Summer Click” në TV21 tha se shpreson që të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyer me Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.

“Në momentin që ai doli nga BDI, krijoi subjekt politik, është shumë legjitime, legale, që të bashkëpunosh me të, ne vlerësojmë se duhet të bashkëpunojmë edhe ju them se nga kjo periudhë e bashkëpunimit me ta, punët janë duke shkuar mirë, bashkëpunimi është në nivel të shkëlqyeshëm edhe ishalla vazhdon në atë drejtim”, theksoi Zendeli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close