Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë, duke u shprehur se është i tmerruar nga informacionet për dyshime për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer. Sipas tij, sistemi shëndetësor ka dështuar, ka humbur besimi, dhe cilësia e trajtimit për të gjithë pacientët e ardhshëm është në pikëpyetje
Siç thekson Pendarovski në deklaratën e tij me shkrim, ne kurrë nuk do të jemi një shoqëri e vërtetë evropiane me procedura të zgjatura gjyqësore dhe mungesë të përgjegjësisë personale. Për një shoqëri të shëndoshë, thekson ai, duhet një shtet ligjor në praktikë, jo në letër.


