LajmeMaqedoniSport

K.F. Pirok, në stilin e ekipeve të mëdhaja europiane, shpall listën e lojtarëve për kampionatin në Ligën komunale

K.F. Pirok, në stilin e ekipeve të mëdhaja europiane, shpall listën e lojtarëve për kampionatin në Ligën komunale.

Këtë sezon ekipi i K.F. Pirok do të udhëhiqet nga tre trajner : Jeton Muslija, Mergim Shabani dhe Fitim Ramadani.

Dukshëm të përforcuar, K.F. Pirok këtë vit do të atakoj ngritjen në Ligën e tretë.
Skuadra përbëhet nga gjithësej 29 lojtarë, prej të cilëve shumica ishin pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar, ndërsa janë shtuar edhe 5 përforcimet Ibrahim Arifi, Lavdrim Memishi, Armend Abdili, Semir Mustafi dhe Aid Beadini.

E rëndësishme është të theksohet se K.F. Pirok u kushton rëndësi edhe shpresave të Klubit, ashtu që në skuadër i inkuadron edhe pesë lojtar nga shkolla e futbollit dhe atë Lorik Ramadani, Erion Abazi, Amar Xhemaili, Veron Sheapi dhe Arbin Medija.

Related Articles

Back to top button
Close
Close