LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri: Kujdesi për shkollat është obligim i yni, vazhdojmë investimet për kushte më të mira në shkollat tona

Kryetari i komunës së Terarcës, Nuhi Neziri përmes një postimi ka njoftuar se vazhdojnë investimet intensive në shkollat e komunës së Tearcës për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe për përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë, shkruan Top24

Neziri ka numëruar disa nga investimet të cilat janë në vijim e sipër në shkollat e kësaj komune.

Kujdesemi për shkollat!
Në shkollën fillore komunale “Asdreni”, fsh.Gĺlogjë dhe Përshevcë, komuna e Tearcës, janë duke vazhduar punimet sipas planit dhe dinamikës së punëve të parapara rreth rikonstruktimit të shkollës ku parashihet:
– Izolimi i jashtëm i gjithë fasadës së shkollës.
– Ndërrimi i çatisë së shkollës së vjetër
– Rikonstruktimi i sallës së sportit
– Rregullimi i dyshemeve të të katër klasave.
Projektiështë i financuar dhe i mbuluar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Para fillimit të vitit të ri shkollor 2023/2024 është arritur përfundimi i punëve rreth çatisë te shkolla e vjetër,ku e njëjta është kompletuar tërësisht.
Është arritur që të përfundohet me fasadën në pjesën ballore të shkollës, ku është edhe hyrja kryesore, pjesë e cila ishte prioritet, për shkak të lëvizjes së nxënësve .
Gjatë ditëve të ardhme do të vazhdohet sipas planit të paraparë me punët për izolimin dhe fasadën në pjesët anësore të shkollës.
Urojmë që punët të shkojnë mbarë e mirë deri në fund!

Related Articles

Back to top button
Close
Close