
Kryetari komunës Teracës Nuhi Neziri përmes një statusi në faqen zyrtare të komunës, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor,shkruan Top24.
“Të dashur nxënës, të respektuar mësues dhe ju të nderuar prindër!
Ju uroj nga zemra për një fillim viti shkollor të mbarë në procesin edukativo- arsimor, me shumë dëshirë për ju që të keni shëndet dhe shumë sukses në vijim të këtij procesi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne!
Një fillim i mirë e i mbarë bënë ndryshime të mëdhа. Sigurohu të fillosh këtë vit të ri shkollor me shpresë të re dhe me mendim pozitiv për hapjen e një kapitulli të artë në jetën edukativo-arsimore, si dhe të jetë një kontribues i veçantë në formësimin tuaj. Shpresojmë që ky vit arsimor të jetë sa më produktiv, me cilësi e frytdhënës!
Kryetari i Komunës së Tearcës
Nuhi Neziri



