
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi ka uruar nxënësit e shkollave të komunës së Bogovinës për fillimin e vitit shkollorë dhe njëkohësisht ka numëruar edhe investimet e realizuara në shkollat e komunës së Bogovinës me qëllim të përmirësimit të kushteve për nxënësit, shkruan Top24
Të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve me rastin i fillimit të vitit shkollor 2023/24 u dëshirojmë shëndet,sukses dhe rezultatet të shkëlqyeshme.
Gjatë pushimit veror në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë ështe punuar intenzivisht për kushte sa më të mira dhe zhvillim të suksesshmë të procesit edukativo-arsimor.
-Regullimi i dyshemeve në Sh.F.K.”Sami Frashëri”,Pirok
-Ndarja e klasave në Sh.F.K.”Sami Frashëri”,Pirok
-Regullimi i dyshemeve në Sh.F.K.”Sami Frashëri”,Pirok
-Ndërtimi e fushës sportive multifunksionale e cila është në ndërtim e sipër në Sh.F.K.”Sami Frashëri”,Pirok
-Projekti i ndërtimit të sanitarive të reja në Sh.F.K.”Sami Frashëri”,Pirok që është në fazën e tenderimit.
-Regullimi i sanitarive në Sh.F.K.”Abdyl Frashëri”,Bogovinë
-Lyerja e brendshme e Sh.F.K.”Liria”,Zherovjan
-Regullimi i sanitarive në Sh.F.K.”Sabedin Bajrami”,Kamjan
-Regullimi i podrumit në Sh.F.K.”Sabedin Bajrami”,Kamjan
-Regullimi i dyshemeve në Sh.F.K.”Sabedin Bajrami”,Sedllarc
-Furnizimi me banka dhe karike të reja në Sh.F.K.”Dervish Cara”,Pallçisht i poshtëm.
-Regullimi i sanitarive në Sh.F.K.”Dervish Cara”,Kallnik.
-Regullimi I parkingut me bekatona në Sh.F.K.”Dervish Cara”,Kallnik.
Sigurimi i Tv, projektorëve, mjeteve tjera mësimore,kabineteve si dhe punime tjera në të gjitha shkollat e komunës sonë.
Falenderojmë Ministrinë e Arsimit, afaristët të cilët ndihmuan në realizimin e këtyre projekteve.



