LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Azir Aliu merr pjesë në “Teknofest”, festivalin më të madh të aviacionit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, i cili merr pjesë në festivalin më të madh të aviacionit, hapsirës dhe teknologjisë në Turqi, “TEKNOFEST”.

Festivali këtë herë zhvillohet në Aeroportin Etimesgut të Ankarasë, dhe qëllimi i organizimit të një festivali të tillë është ngjallja e interesit dhe krijimi i sensibilizimit në lidhje me çështjet e aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë.

“Pjesëmarrja jonë sot këtu shënon një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së bashkëpunimit me ekosistemin inovativ ne Republikën e Turqisë por edhe më gjërë, duke marr parasysh se sot këtu kemi kompani  ndërkombëtare  të njohura ne botën e  teknologjisë dhe inovacionit. “- deklaroi ministri Aliu.

Ndryshe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratë, Azir Aliu është ministri i parë që ka bërë një hap të rëndësishëm duke zhvilluar punimet për krijimin e Agjencisë për transformimin Digjital në Maqedoninë e Veriut.

Kjo Agjenci do të shërbejë si institucion kryesorë dhe përgjegjës për zbatimin dhe kordinimin e transformimit digjital në vend.

Ky model unik siç është dizajnuar për të implementuar infrastrukturën digjitale në shtet është duke u njohur si qasje unike, e cila jo pak ka ngjallur kureshtje  edhe ne vende shumë të zhvilluara në Europë dhe jo vetëm.

Pas shumë takimeve bilaterale ministri Aliu është  ftuar për prezentim të konceptit për digjitalizim të shtetit në disa shtete në europë dhe më gjërë.

Ministri Aliu i’a doli pa e ulur ritmin e punës dhe duke e thelluar ndryshimin, ta sjellë agjencinë digjitale aty ku duheshte të jetë shumë vite më përpara.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close