LajmeRajon

Kurti uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova do t’i qëndrojë afër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarët ukrainas në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, për të shënuar bashkërisht Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti bashkë me të ftuarit vlerësuan qëndrueshmërinë, vendosmërinë por edhe unitetin e popullit ukrainas, “të cilët ndonëse kanë kaluar 32 vite pas shpalljes së pavarësisë, sot e gjejnë veten përsëri në pozicionin që duhet ta mbrojnë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit të tyre kundër pushtimit rus”.

Kurti tha se Republika e Kosovës qëndron plotësisht prapa Ukrainës në këtë mision të shenjtë, duke përmendur së fundmi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.

“Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha Kurti. Ai veçoi edhe takimin që pati të hënën në Athinë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, teksa u shpreh me shpresë që në takimet e ardhshme të mund të diskutojnë se si Kosova dhe Ukraina mund të punojnë bashkë në promovimin e vlerave që ndajnë dhe interesave të përbashkëta që kanë të dyja vendet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close