
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka takuar sot Kryetarët e Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore, Kryesuesin e Prokurorisë së Lartë Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ku në këtë takim u theksua se është e nevojshme të reagohet në lidhje me punësimet e reja në gjykata dhe prokurori publike, si dhe të merren masat e duhura për sigurimin e hapësirave të përshtatshme për punë, shkruan Top24
Takim me Kryetarët e Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore, Kryesuesin e Prokurorisë së Lartë Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar
Kushtet në gjyqësor, puna e institucioneve, roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve, besimi, sfidat me të cilat përballen, mungesa e personelit dhe kushteve hapësinore dhe teknike për punë ishin disa nga temat për të cilat diskutuam me Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Gostivar, Bekim Mehmedi, Kryetarin e Gjykatës Themelore, Eljesa Aliji, Kryesuesin e Prokurorisë së Lartë Publike, Faik Arslani dhe Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Themelore Publike.
Në takim u theksua se është e nevojshme të reagohet në lidhje me punësimet e reja në gjykata dhe prokurori publike, si dhe të merren masat e duhura për sigurimin e hapësirave të përshtatshme për punë.
U diskutua edhe për Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 dhe reformat që do të mbulohen prej saj.



