
Fluksi madh për ndryshimin e dokumenteve personale në sportelet policore të vendit për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit.
Rreth një milion qytetarë i kanë ndërruar dokumentet personale deri më tani, kështu që sipas dinamikës ndryshimi i të gjitha dokumenteve personale do të përfundojë me sukses, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai tha se nuk do të sanksione për qytetarët që nuk arrijnë të pajisen me dokumente të reja personale deri në afatin e paraparë.
Unë besoj se në bazë të kësaj dinamike që e kemi do të arrihet që me suksese të ndryshohen të gjitha dokumentet personale dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet fjalë për gjobitjen e qytetarëve, atë nuk do ta bëjmë dhe as nuk do lejojmë të vuajnë për të drejtat e tyre. Kështu që në vazhdimësi si do të zhvillohen situatat me ndryshimin e dokumenteve, ashtu vendime do të sjellim, por vendimet do të jenë çdo herë në interes të qytetarëve”, tha Oliver Spasovsk, ministër i punëve të Brendshme.
Ministri konfirmoi se frekuenca e dhënies së dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues të shtetit është rritur në periudhën e fundit, veçanërisht në kryeqytet, por shtoi se Ministria e Brendshme po shqyrton disa propozime që do të ndihmojnë në relaksimin e të gjithë sistemit. Top24



