
Dorëheqje dhe nga posti i kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme premton kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me kushtin e vetëm që partia e Mickoskit t’i votojë ndryshimet kushtetuese.
“Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thashë qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, unë do të japë dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kovaçevski.
Kujtojmë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të premten u mbajt debatin për ndryshimin e Kushtetutës, për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Por, votimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetuës, u shty për një moment të dytë, pasi pushteti nuk e kishte dy të tretën e nevojshme. Rendi i ditës për debatin u votua më 70 vota pro, 47 kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Për votimin e nevojës së ndryshimit të Kushtetues, duhet të votojnë 80 deputetë.
Ai më tej tha se asnjë njeri nuk ka lindur që të jetë vetëm kryeministër. Top24



