
Tre turiste nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në det.
Atyre ju është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Tre turistet, përkatësisht 48 vjeçarja me inicialet Sh. A., , ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja 66 vjeçarja me inicialet K. A., dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Top24



