
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar veprimtarin Fadil Grajqevci simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, shkruan Top24
“Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fazli Grajqevcin! Lavdi ” shkruan Ahmeti.
.



