
“3 deputetë i kemi për momentin”, këtë e tha sot në “Summer Click” kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Ai thotë se edhe deputeti Hysni Ismaili vazhdon të jetë pjesë e Alternativës, edhe përkundër faktit se ka mbështetur kryetarin e Degës së Tetovë, që është shkarkuar nga Alternativa.
Gazetari: z. Hisni Ismaili a është i sigurt sepse kemi parë që ai e ka mbështetur kryetarin e Degës të cilin ju e keni shkarkuar?
“Ajo është çështje e brendshme, se si është Dega e Tetovës, apo nuk ka të bëjë me punën e deputetit, mendoj se deri sa ai deklarohet Alternativë, ai ka respektuar në të kaluarën vendimet e Kryesisë, besoj se edhe kësaj here do ta respektojë atë vendim”, tha Gashi.
Ndërkohë deri sa Gashi pretendon se ka tre deputet krahas deputetit Ismaili pritet që nga kjo parti të largohet edhe deputetja e kësaj partie dhe kjo parti të mbetet vetëm me një deputet, pra me Afrim Gashin.



