
Këshilltari i BDI-së në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka akuzuar komunën e Tetovës dhe kryetarin e saj Bilall Kasami se e kanë lënë të shkatëruar rrugët 108 dhe Braqa Milladinovi. Disha akuzon Kasamin se duhet të meret me punët për të cilat e kanë mandatuar qytetarët e jo të meret me bllokimin e parlamentit dhe bllokimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan Top24
“Rruga 108, Rruga “Braqa Miladinovi” një muaj të shkatërruara e të lëna në mëshirë të fatit.
A e dini pse ndodh kjo? Sepse Kryetari i Komunës në vend se të merret me çështjet e Komunës, për të cilat e mori mandatin nga populli, merret me bllokimin e Parlamentit për ndryshimet Kushtetuese.” shkruan Disha.



