LajmeShowbiz

Lëvizja e fundit e Jori Dellit konfirmon zërat për lidhjen me Fred De Palma

Prej javësh Jori Delli, modelja e njohur shqiptare flitet se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma.

Lëvizja e fundit e reperit dhe Jorit kanë konfirmuar akoma më shumë zërat.

Ky i fundit publikoi dy ditë më parë foto me partneren e tij në rrjetin social Instagram, por pa i treguar portretin.

Menjëherë ajo u identifikua si ish-banorja e BBV, Jori Delli por asnjëri prej tyre nuk reagoi në lidhje me lajmin.

Megjithatë, modelja ka publikuar pamje të reperit gjatë një koncerti ku ai dëgjohet duke thënë: “Vajza ime është shqiptare”.

Ajo e ka shoqëruar videon me një emoji zemre dhe flamurin shqiptar.

Duket se në këtë mënyrë Jori Delli ka konfirmuar thashethemet se është në një romancë me Fred De Palma.

Video Player

00:00
00:14

Linku:https://www.instagram.com/stories/joridelli/3170533330661818080/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/joridelli/

Related Articles

Back to top button
Close
Close