LajmeSport

Nuk ka më dyshime, Al Hilal zyrtarizon Neymar

Neymar Jr është zyrtarisht një futbollist i skuadrës Al Hilal. Klubi arab dhe Paris Saint Germain e konfirmuan transferimin e brazilianit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano paga e Neymar është 300 milionë Dollarë për 2 vjet, ndërsa Paris përflitet se do të marrë rreth 100 milion Dollarë.

Shpërblimi i tij mund të shkojë deri në 400 milionë përfshi shtesat nga të drejtat e imazhit. Neymar largohet nga Paris Saint Germain pas 6 vitesh kur u ble nga Barcelona për një shifër rekord 222 milionë Euro. Një tjetër transferim i bujshëm nga Europa në Arabinë Saudite.

Tek Al Hilal gjatë merkatos së verës u afruan edhe mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Sergej Milinkovic-Savic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close