
Drejtori i FIZHT-së Festim Halili është për vizitë në Britaninë e Madhe, si i ftuar nga Universiteti i Uellsit dhe bordit të IEEE konferencës. Halili përmes rrjeteve sociale tha se pritet të realizojë takime shtesë me kompani automobilistike, start-up kompani si dhe kompani që fuqizojnë digjitalizimin.
“Në “Prestige lecture & dinner” fola për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike në vendin tonë dhe më gjerë. Njëherit identifikuam dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit në projekte shkencore, të gjelbërta dhe të ekonomisë cirkulare. Në vazhdim, do të takohemi me startup kompani, akceleratorët digjital, industrinë e automobilëve të Austin Martin dhe shumë entitete të rëndësishme. Njëherit, si “Keynote speaker” do të drejtohemi me prezantim të zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Prologut. Vetëm me rrjetizim dhe partneritet me vendet e zhvilluara mundemi të progresojmë më shpejtë si vend dhe si shoqëri”, ka shkruar Halili. Top24






