LajmeMaqedoniTopLajm

Hysni Ismaili takon në Ankara kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kajallar

Nënkryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili po qëndron në një vizitë zyrtare në Ankara ku po realizon takime me institucione të ndryshme. Gjatë ditës së sotme Ismaili ka takuar në Ankara kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kajallar, shkruan Top24

Gjatë qëndrimit tim disaditor në kryeqytetin e Republikës së Turqisë – Ankara, sot kisha rastin që të takohem me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kajallar.
Në këtë takim miqësor biseduam mbi projektet kulturore dhe arsimore mes popujve ndërvëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve.
Gjithashtu, si ish-ministër i Kulturës, përzemërsisht falënderova kryetarin e TIKA-s, z. Kajallar, për mbështetjen e parezervë të shtetit turk në avancimin e projekteve bilaterale kulturore, historike dhe arsimore mes shtetit turk dhe popujve ballkanas.
TIKA mbetet të jetë fryma unike e jetësimit të urave bashkëpunuese mes shqiptarëve dhe turqve në Ballkan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close