LajmeMaqedoni

Kasami: Qeveria nuk ka interesim, si pushtet lokal nuk do të rrimë duarkryq për rrugën Tetovë – Prizren

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami nga fshati Vicë e Tetovës dërgoi porosi deri te Qeveria e Maqedonisë dhe Kosovës që të angazhohet për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, raporton Top24

Në të kundërtën, siç tha Kasami, si pushtet lokal nuk do të qëndrojnë duarkryq.

“Paramendohet, që nëse Qeveria nuk e ka interesin që të realizohet rruga mes Tetovës dhe Prizrenit, ne si pushtet lokal nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe do të punojmë që të realizojmë edhe pjesën tjetër të rrugës prej Vicës, dhe për këtë do të jemi në komunikim me qeverinë e Kosovës dhe pushtetin lokal në Prizren”, tha Kasami.

 

Bilall Kasami : Sot, bashkë me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtin, vizituam fshatin Vicë ku i prezentova idenë për hapjen e rrugës Tetovë-Prizren. Edhe pse pa ndihmën e pushtetit qendror ne po investojmë të gjitha resurset tona që ky projekt të jetësohet për të dyja vendet. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme të investojë në këtë projekt kombëtar ashtu siç edhe ne po punojmë që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Investimi në infrastrukturën dhe rrugët e Malësisë së Tetovës mbetet angazhim parësor i yni, sidomos për faktin që ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, si një projekt madhor për zhvillimin të turizmit malor bashkërisht me Kosovën. Me ketë projekt hapësirat tona do të komunikojnë lirshëm dhe bashkëpunimet në të gjitha sferat do të shumëfishohen.

Falënderoj banorët e Vicës për mikpritjen e ngrohtë. Ushqimet dhe veshjet tradicionale veçuan këtë pritje madhështore!

Related Articles

Back to top button
Close
Close