
Fake news-at, fake profilet dhe fake liket, kohëve të fundit janë bërë trend i politikanëve të dështuar, të cilët nëpërmjet këtyre metodave fantom dëshirojnë të krijojnë opinion të rrejshëm dhe t’i mashtrojnë qytetarët e votuesit. I tillë ështê edhe Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, “doktor shkence në letërsinë shqipe”, Zeqirija Ibrahimi – Zeqa, i cili nëpërmjet fantom profileve në facebook dëshiron të mbetet in dhe të ketë vëmendje në politikë.
Sipas një hulumtimi brenda partive politike shqiptare, kuptojmë që Zeqirija Ibrahimi mbi 5 vite mundohet dhe angazhohet që idenë politike ta shtrinë përmes like dhe fake profileve të tij. Burimet të njëjta, na thonë se po i njëjti person krye temë të diskutimeve brendapartiake i ka fake profilet dhe fake boost like, ndërsa gjithmonë klikës që sillen përreth tij u kërkon që të jenë sa më aktiv në fake profile dhe blerjen e likeve fallco, mbase sipas tij rrugëtimi politik ndërtohet mbi këto premisa.
Matja më e mirë politike për peshën e partive politike, sipas doktorit të letërsisë – Zeqës, janë fake like me boost fantom dhe fake profilet.
Çfarë të thuash më shumë për një “doktor shkence” i cili vazhdimisht sillet i gjithdijshëm, ndërsa politikën e sheh përmes fake-fantom profileve like.
Në videon e më poshtme mund të shihen “miqtë” fantom të Ibrahimit nga Himalajet, Somalia, Irani, Kgazakistani, Brazili, Zimbabwe e gjetiu. Kjo nuk është më tepër se gjenialitet, shokët dhe shoqet hindu, pakistanez e malajzez të tij i pëlqejnë postimet e Alternativës. Top24.








