
“Është për të ardhur keq që edhe pas 30 vitesh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ky është takimi ynë i parë zyrtar në çdo nivel ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Uzbekistanit”, kështu është deklaruar gjatë vizitës së tij në Uzbekistan, i pari i Diplomacisë Bujar Osmani.
“I thashë kolegut Saidov: OSBE-ja na solli në këtë tryezë, OSBE-ja na solli këtu, dhe në fakt roli i OSBE-së është pikërisht ai… t’i bashkojë vendet në tavolinën e përbashkët. OSBE-ja është tryezë për dialog të përhershëm”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve shtetërore dhe Ministrit, Saidov për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga Uzbekistani në kuadër të kryesimit me OSBE-në. Top24



