LajmeMaqedoniPolitikTopLajm

A po e humb Alternativa edhe një deputet? Hysni Ismaili mbështet kryetarin e degës që partia e shkarkoi

Zhvillimet e fundit me degën e Alternativës në Tetovë ka ngritur dyshimin nëse partia e Afrim Gashit do të humb edhe deputetin Hysni Ismaili, i cili i doli në krah kryetarit të Degës së Tetovës Dritan Bexheti, të cilin partia e ka shkarkuar. Ismaili thotë se arsyetimet që ishin dhënë në vendimin për shkarkimin e Bexhetit ishin të paarsyeshme dhe shumë të dobëta.

“Unë edhe më herët thash se aty ceket ndër pikat tjera se ai ja paska bllokuar organet e partisë së Degës së Tetovës, se ka bërë mallverzime, se e ka njollosur prestigjin e partisë ashtu që mendoj se të gjitha këto janë të pabaza dhe të pavërteta.”- deklaroi Hysni Ismaili, deputet i AAA-së. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close