LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari i përgjigjet Mexhitit, Ibrahimit e Zendelit për “20%-shin”: Pse e votuat kornizën me 17 gusht të vitit 2022?

Kreu i ASH-së, Arben Taravari në “Summer Click” në TV21 ka komentuar akuzat e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe LD-së për mos vendosjes së heqjes së “20%-shit” në propozimin për ndryshimet kushtetuese. Tarvari thotë se të gjithë këta kanë votuar kornizën në të cilën nuk ishte heqja e “20%-shit”.

“Tash del Fadil Zendeli tregon se si Aleanca nuk e ka fut. Edhe Zeqirija Ibrahimit t’i them…se nuk ndalet, Zeko duhej vitin e kaluar t’u thuash, 3 deputetë, apo 4 deputetë, i kishe atëherë, ishe në Qeveri, duhej t’u thoshte mos e votoni këtë kornizë, ne dalim prej pushtetit, sepse votoni një kornizë ku nuk parashihet 20 përqindëshi, ose Izet Mexhitit, atëherë, dmth 17 gusht 2022 është dashur ta ngritni dorën në Kuvend”, tha Taravari. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close