LajmeMaqedoni

Çifti tetovar pretendon se u mashtrua dy herë, kur dha avans 5.000 euro për banesë dhe kur i paguan avokatit 1.000 euro

Një çift nga një fshat i Tetovës dyshojnë se janë mashtruar fillimisht nga një shitës i banesave dhe më pas edhe nga një avokat. Shitësit të banesave ata i kanë dhënë avans 5.000 euro për banesë, e cila iu dha një tjetër personi, ndërkaq avokatit ata ia kanë dhënë 1.000 euro për të hetuar rastin e parë të mashtrimit, por që edhe ai fletëpagesën e ka shkruajtur në emër tjetër, transmeton Top24.

“Më datë 31.07.2023 në ora 09.10 në SPB Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se gjatë periudhës prej vitit 2019 deri në vitin 2023 është mashtruar për 6.000 euro. Sipas së denoncuarës, në vitin 2019 ai ka dhënë avans prej 5,000 euro për blerjen e banesës, por banesa i është dhënë një tjetër personi dhe paratë i kanë shkuar poshtë. Siç është denoncuar, gjatë pranvesër me të dhe bashkëshorten e tij ka hyrë një persona i cili është paraqitur si avokat dhe u ka premtuar se mund t’u ndihmojë që banesa të jetë në emrin e tyre, për çfarë kanë kërkuar 1.000 euro, kurse pas realizimit të pagesës i kanë dhënë fletpagesë në emër tjetër, pas çfarë dyshojnë se janë mashtruar dhe e kanë denoncuar në polici. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close