
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur lidhur me shtyrjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet në Kosovë.
Ai e ka cilësuar këtë shtyrje si një paralajmërim ndaj Qeverisë e Kosovës.
“Me sa di unë, Kosovës i janë vënë masa ndëshkuese nga BE, dhe po ashtu besoj që edhe nga ShBA-ja. Mesazhi i të gjithë zyrtarëve shtetërorë të ShBA-së për Qeverinë e Kosovës, vjen përmes ambasadorit të ShBA-së dhe linjave përkatëse në ambasadë. Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri, me kryeneçësinë e tij po rrezikon thellimin e mosmarrëveshjeve me Perëndimin. Nuk e kam besuar kurrë që një qeveri e Kosovës do t’i kundërvihej këshillave prindërore që vijnë nga Perëndimi”, ka thënë ai për gazetën “Blic”.
Sipas tij, kjo lëvizje nga vendet e huaja është një paralajmërim për Kosovën.



