
Një uragan i ri është gati të godasë Neymar. Këtë herë në diskutim nuk është futbolli, por gjërat private të futbollistit brazilian, që datojnë nga periudha e Covid-19. Për ta akuzuar lojtarin e PSG-së, i cili tani ndodhet në Japoni me ekipin për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, ka menduar influencuesja braziliane, Sophia Barclay.
Në rrjetet sociale, Barclay akuzoi sulmuesin e “Selecao” se kishte organizuar festa klandestine për të gjithë periudhën në të cilën rregullat dhe kufizimet ishin në fuqi për shkak të koronavirusit.
Jo vetëm kaq, influencuesja ka rritur dozën duke pretenduar se e ka parë lojtarin duke kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull: “Ata bënë dashuri. Më pas i penguam unë dhe një vajzë tjetër. Të gjithë u puthëm. Nuk kishte limite”.
Për të siguruar që mbrëmja të mbetej e fshehtë, Neymar do t’i kishte detyruar të ftuarit të nënshkruanin edhe një klauzolë konfidencialiteti, e cila me sa duket nuk u respektua nga Barclay.




