
Pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti njoftoi se ministrat e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjet, të cilat do të hyjnë në fuqi pasi VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese, erdhi reagimi i partisë së Mickoski. Nga VMRO-DPMNE për TV21 thonë është mirë që BDI është e gatshme që të shkojë në opozitë, ndërsa theksojnë se dorëheqjet duhet të jenë të parevokueshme.



