LajmeRajon

Zjarri masiv në Peshtan nxjerr zbuluar municionin luftarak, dyshohet se janë fshehur që në ‘97

Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municion luftarak. Fare pranë rrugës Fier- Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatike kallashnikov.

Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.  Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.

Banorë të zonës deklaruan jashtë kamerave se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kane dale edhe ne aksin rrugor.

https://www.youtube.com/watch?v=BD7r4kxWtpQ

Related Articles

Back to top button
Close
Close