Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë në një intervistë ekskluzive për “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai me këtë rast deklaroi se drejtësia u tradhtua në këtë proces.
Richard Prosper foli edhe rreth mundësisë për aktakuza të reja nga Specialja, pasi në shpalljen e vendimit final u përmenden edhe disa emra, personalitete të UÇK-së.
“Ky është implikimi, nëse do të ndodh apo jo nuk e di. Ky është problemi i emërimit të këtyre individëve, sepse duke i emëruar ju vetëm se keni thënë se janë fajtorë dhe këta njerëz nuk e kanë kaluar madje as edhe një ditë në gjykatë. Kryetari i panelit ka thënë se këta kanë qenë përgjegjës për të gjitha këto abuzime dhe pastaj duke thënë se këta janë përgjegjës i emëron dhe ua merr fytyrën publikisht dhe pastaj ata prezumohen si të pafajshëm”, deklaroi avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi.


