
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka konfirmuar vendimet e këshillit të përgjithshëm të sjellura në mbledhjen e pestë me radhë që është mbajtur ditën e sotme në Tetovë. Ahmeti shkruan se këshilli përgjithshëm me unanimitet zgjodhi:
- -z. Bekim Neziri dhe z. Ilir Hasani – anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm
- znj. Arta Bilalli-Zendeli – Sekretare për Mundësi të barabarta
- z. Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së
- z. Ekrem Bunjaku – Anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së
Ndryshe vendimet e sotme të këshillit të përgjithshëm erdhën pasi nënkryetari i deritanishëm Izet Mexhiti publikisht deklaroi se nuk është më pjesë e BDI-së. Top24



