BotaLajme

Mbyllja e korridorit të grurit, Turqia ofron flotën e saj për lëvizjen e drithërave

Turqia “nuk do të hezitojë” të marrë iniciativa të nevojshme për të parandaluar “efektet e dëmshme” të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi.

Ky është zotimi që bëri presidenti turk Rexhep Erdogan të premten, sipas mediave shtetërore turke.

Presidenti e cilësoi marrëveshjen e grurit si një “iniciativë jetike” për njerëzimin, duke përshkruar angazhimin e Turqisë për të mbështetur të ardhmen e saj.

“Përfundimi i nismës së drithërave të Detit të Zi do të ketë një sërë efektesh (të dëmshme), duke filluar nga rritja e çmimeve globale të ushqimeve, në disa rajone deri te zia e bukës dhe më pas valët e reja të migrimit. Ne nuk hezitojmë të marrim iniciativën për ta parandaluar këtë”, u tha Presidenti Erdogan gazetarëve në aeroplanin presidencial që po fluturonte për në shtëpi nga turneu i tij në tre vende të Gjirit këtë javë. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close