
Një audio-incizim i ri i titulluar “Zhvatja 2” është publikuar sot në “YouTube”, i ilustruar me foto të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe biznesmenit Orce Kamçev dhe një çantë Louis Vuitton.
Në incizim dëgjohen zëra që ngjajnë me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, të dënuarin për rastin “Zhvatja”, Zoran Mileski – Kiçec dhe një zë femërore.
Mickoski në bisedë nuk e përmend askund emrin e Kamçevit, as rastin “Perandoria” në të cilin ai është i dyshuar, por thotë:
“Ky ligj për prokurorinë publike, nëse kalon ashtu siç mendojnë se duhet të kalojë, ai rast nuk ka përfunduar. Përkundrazi, ju e dini. I vetmi që po lufton tani jam unë”, thotë Mickoski.
Në bisedë ai thotë se ka marrë ndihmë nga Kamçevi kur i është dashur dhe kur e ka pasur më të vështirë.
“Nuk arritëm ta takojmë… filluam me zgjedhjet. Ndaj e anulova, pastaj ai varrosi diçka, nuk e di, kishte diçka, kështu që e anulova dhe kështu është dhe nuk shihemi dot të them objektivisht. Dhe unë personalisht dua ta shoh atë, sepse ai më ndihmoi. Kur ju them se më ndihmoi, borxhi cili ishte nga paraardhësit e mi te motra e tij, e dini se ai ishte i pranishëm në atë bisedë kur tha: “Nuk duhet asgjë”. Tani për mua, para një viti e gjysmë kur hyra në parti, nuk kisha rrymë, nuk kisha ujë, dhe kishte disa njerëz si ai që më dhanë një dorë. Për mua do të thotë shumë”, thotë Mickoski në një pjesë të “incizimit”. Top24



